Pulat Çeke Facebook Twitter LinkedIn

Racat tradicionale të pulave Çeke


  • Faqja kryesore
  • Historiku i pulave Çeke
  • Pula Çeke të verdha laroshe
  • Pulat Shumava
  • Vezë duke u çelur për shitje
  • Na kontaktoni
  • Pulat Shumava

    Karakteristikat e pulave Shumava

    Pula e tanishme Shumava është një racë e përmasave mesatare. Ajo u rikthye në Çeki nga pjesa e mbetur e pulave origjinale Shumava në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Eshtë tip, e ndrojtur, e kujdesshme, pa pretendime në ushqim dhe rritje, rezistente, e qëndrueshme dhe shumë aktive në kërkesën për ushqim. Ajo karakterizohet nga një rritje e shpejtë e trupit dhe një rritje shumë e shpejtë e puplave tek zogjtë e rinj. Nuk bën vetëm shumë vezë, por edhe shumë mish gjithashtu. Ajo ka një lafshë ngjyrë trëndafili dhe në këtë mënyrë është tepër rezistente ndaj ngricave. Kjo e bën këtë racë shumë të përshtatshme ndaj kushteve të vështira ambjentale. Pulat Shumava janë të përshtatshme për rritjen në vende të rrethuara (gjysëm të kontrolluara) si dhe për rritjen në livadhe të gjera ku pulat mund të gjejnë ushqim të bollshëm për veten.

    Gjelat peshojnë 2,9-3,6 kg, pulat klloçka 2,4-3,1 kg. Pulat klloçka njihen që nuk ngrohin vezët, duke bërë mbi 180 vezë në vit me një peshë 58 g. Ngjyra e vezëve është kafe. Mishi ka një cilësi të shkëlqyer, është me lëng dhe i butë. Pulat klloçka rrallë ngrohin vezët.

    Madhësia e Rrethit
    gjeli 20 mm
    pula klloçkë 18 mm

    Pulat Bantam Shumava

    Varieteti Bantam i pulave Shumava u krijua në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Gjelat peshojnë 1,1-1,4 kg, pulat klloçka 0,9-1,2 kg. Pulat klloçka bëjnë 120 vezë në vit me një peshë 40 g. Pulat Bantam Shumava mbahen vetëm në ngjyrë të artë me pika të zeza në gjithë trupin dhe kanë një bisht të zi.

    Madhësia e Rrethit
    gjeli 15 mm
    pula klloçkë 13 mm

    Pulat Çeke > Pulat Shumava

    Copyright © Pulat Çeke, 2008-2024. All rights reserved. Ndryshimet e fundit: 01. prill 2024