Pulat Çeke
Racat tradicionale të pulave Çeke
Pula Çeke të verdha laroshe
Karakteristikat e Pulave Çeke të verdha Laroshe
Pula Çeke të verdha Laroshe është një racë pule e çelët. Ajo përshtatet shumë mirë më kushtet e vështira ambjentale në Europën Qendrore. Eshtë shumë tip, e ndrojtur, e kujdesshme, pa pretendime në ushqim dhe rritje, rezistente, e qëndrueshme dhe shumë aktive në kërkesën ndaj ushqimit. Këto karakteristika e bëjnë të përshtatshme për rritjen në vende të rrethuara (gjysëm të kontrolluara) si dhe për rritjen në livadhe të gjera ku pulat mund të gjejnë ushqim të bollshëm për veten.
Gjelat peshojnë 2,3-2,8 kg, pulat kllocka 2-2,5 kg. Pulat klloçka njihen që nuk ngrohin vezët, prodhojnë 150-190 vezë në vit me peshë 55-60 g. Ngjyra e vezëve është krem (e verdhë në kafë të zbehtë). Mishi ka një cilësi të shkëlqyer, është me lëng dhe i butë. Pulat klloçkë kanë një instikt shumë të mirë mëmësor për të ngrohur vezët dhe rritur zogjtë.
Ngjyrat
Varieteti origjinal i ngjyrës është ngjyrë ari laroshe dhe thëllëze. Më vonë janë zhvilluar variante të tjera të ngjyrave: ari, argjendi, argjend larosh, e zezë dhe –bardh e zi. Ngjyra e ndryshme e puplës vjen si shkak i prezencës së geneve të ndryshme që kontrollojnë ngjyrën e puplës. Të gjitha variantet e ngjyrave kanë të njëjtat karakteristika të utilitetit.
Madhësia e Rrethit
gjeli 18 mm
pula klloçkë 16 mm
Pulat çeke Bantam
Varieteti Bantam i pulave Çeke u krijua gjatë shekullit të 20-të. Gjelat peshojnë 0,9-1,2 kg, pulat klloçkë 0,7-1 kg. Pulat klloçkë bëjnë 100-120 vezë në vit me një peshë 40 g. Ato mbahen në ngjyrat ari laroshe dhe argjendi laroshe.
Madhësia e Rrethit
gjeli 13 mm
pula klloçkë 11 mm