Pulat Çeke

Racat tradicionale të pulave Çeke


  • Faqja kryesore
  • Historiku i pulave Çeke
  • Pula Çeke të verdha laroshe
  • Pulat Shumava
  • Vezë duke u çelur për shitje
  • Na kontaktoni
  • Historiku i pulave Çeke

    pulat Çeke janë një racë e vjetër, historiku i së cilës gjendet shekuj më përpara. Për herë të parë si racë përmendet nga vitet 1205, kur një tufë me pula Çeke iu prezantua Valdemar II të Danimarkës si dhuratë martesore në dasmën e tij me princeshën Çeke Margaret të Bohemisë. Ato zakonisht mbaheshin në një numër më të madh ngjyrash, më shpesh në një kombinim të ngjyrës së artë dhe ngjyrës së egër. Pulat Çeke e kanë prejardhjen nga pulat e fshatit, raca vendase e pulave që zakonisht mbaheshin në territorin e Çekisë deri në gjysmën e shekullit të 19-të. Që nga mesi i shekullit të 19-të, këto pula autoktone u kryqëzuan me racat e pulave të importuara nga jashtë dhe racat e pastra të pulave Çeke u rrezikuan nga zhdukja.

    Fotot Pula Çeke të verdha laroshe, pula klloçkë Fotot Pula Çeke të verdha laroshe, gjeli

    Për këtë arsye, në Gusht 1913 Karel Škoda (lindur më 3 Shkurt 1862, vdekur më 1 Maj 1927) nga Havlíčkův Brod krijoi një tufë nga pjesa e mbetur e pulave të fshatit që gjendeshin në Malësitë e Bohemisë-Moravisë dhe në rajonin e Humpolek-ut. Karel Škoda sistemoi dy raca – e para prej pulave nga fshati Komorovice, e dyta prej pulave të blera nga një fermë në fshatin Český Šicendorf (tani pjesë e fshatit Stříbrné Hory). Në 1924-1925 raca nga Komorovice u njoh dhe u emërtua si Pula Çeke të verdha Laroshe dhe raca nga Český Šicendorf si Zogëza thëllëzë Çeke. Čestmír Sedlák (lindur më 1890, vdekur më 5 Qershor 1957) rregulloi një popullatë nga mbetjet e pulave vendase që mbaheshin në rajonet e Klatovy-t dhe Dobříš-it. Të dyja popullatat më vonë u përzienë së bashku. Pula Çeke të verdha Laroshe u klasifikua në vitin 1936 si gjë e gjallë me rëndësi ekonomike. Kishte 3,600 pula në mbarështimin e kontrolluar në 1985. Pulat Çeke të verdha Laroshe u përfshinë në burimet gjenetike Çeke në 1992. Varieteti Bantam i pulave Çeke u krijua gjatë shekullit të 20-të.

    Fotot Pula Çeke të verdha laroshe, zog pule Fotot Pula Çeke të verdha laroshe, zog pule

    Pulat Shumava

    Pula origjinale Shumava ishte një racë e vjetër toke që mbahet kryesisht në rrëzë të maleve të Pyllit Bohemian (në Çekisht quhet Shumava). Ka të ngjarë që të jetë një nga disa variantet rajonale të pulave Çeke. Fatkeqësisht, pulat origjinale Shumava u zhdukën. Historiku modern i kësaj race filloi pas vitit 1945. Për rigjenerimin, u përzgjodhën pulat nga rajonet Vimperk and Kašperské Hory, të cilat më shumë u ngjasonin pulave origjinale Shumava. Këto pula u kryqëzuan me disa raca pulash mesatare si Rhode Island, Wyandotte, Plymouth Rock, New Hampshire dhe më vonë me pulat Çeke. Rezultati i procesit të rritjes aktualisht njihet si raca Shumava, e cila është, në njëfarë mënyre, disi e ndryshme nga ajo origjinale. Pulat Shumava mbahen vetem në ngjyrën e arit me pikla të zeza mbi trup dhe kanë një bisht të zi.

    Pulat Çeke > Historiku i pulave Çeke

    Copyright © Pulat Çeke, 2008-2017. All rights reserved. Ndryshimet e fundit: 17. prill 2017